Osmani: Personat në rastin e Kumanovës nuk mund të emërohen në pozita shtetërore

Mos i humb

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani mendon se emërimi i Erolld Musliut nga presidenti Pendarovski në krye të Agjencisë së Zbulimit është bërë për shkak të mungesës së informacionit të bollshëm për të dhe jo për arsye të tjera.

Osmani ka thënë se ky vendim i ka shqetësuar të gjithë, ndërsa beson se presidenti do të mbledhë më shumë informacione dhe do ta rishqyrtojë vendimin.

“Vendimi i tillë ka vendosur hije në një ditë kur Kuvendi miraton reformën për shërbimet e inteligjencës”, ka deklaruar Osmani.

Sipas tij, BDI vlerëson se personat që dyshohen për përfshirje në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe ishin pjesë e ekipit të Ivanovitnuk mund të emërohen në pozita të rëndësishme shtetërore derisa nuk zbardhet plotësisht rasti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit