Pa bukë e pa shtëpi, familja Leçini apel për ndihmë (Video)

Mos i humb

Vuajtjet për kryefamiljarin Xhevdet Leçini në Luzin e Madh të Rrogozhinës janë të mëdha. Ato nisën përpara 14 vitesh kur bashkëshortja e tij e braktisi për shkak të kushteve të vështira duke e lënë të kujdeset për dy fëmijët e tyre.

Sot babai Xhevdeti dhe dy djemtë e tij qëndrojnë të vetmuar. Në kushte jashtëzakonisht të mjerueshme, nën një strehe e cila vështirë se mund të quhet shtëpi Xhevdeti dhe dy fëmijët i mbajnë sytë nga dera më shpresën se dikush do t’i ndihmojë.

Familja E Varfer

Pavarësisht problemeve ekonomike ai vuan edhe nga zemra, ndërkohë ndihet tepër i frikësuar për të ardhmen e fëmijëve te tij.

Xhevdet thotë se i ushqen fëmijët me buke thatë pasi nuk mund t’u sigurojë asgjë tjetër. “E kalojmë muajin me 10 mije leke te vjetra”, -thote ai.

Frederiku është 14 vjeç dhe pavarësisht kushteve të vështira në të cilat jeton, ëndrrat e tij janë të shumta. Ai thotë se në të ardhmen dëshiron të behet doktor.

Në këtë ndërtesë pa dyer e pa dritare Familja Leçini apelon për ndihmë, nëse dikush mund të kthejë kokën nga ata për t’u siguruar një strehë të përshtatshme për të jetuar.

Për ndihmë mund të kontaktoni në këtë nr. tel: 068 575 8497 (Ali Xhani, kryeplaku i fshatit)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit