Pa ftesë nga Moska, Vuçiç zgjedh takimin me Erdogan ditën e inagurimit të Putinit

Mos i humb

Më 7 maj, ditën kur Putin do inagurohet sërish President i Rusisë, kreu i shtetit serb Vuçiç do të jetë në Ankara me homologun turk Erdogan, gjatë një vizite zyrtare.

Kjo është caktuar më parë ka sqaruar Vuçiç, i cili ka konfirmuar mungesën e ftesës nga Moska, për të qenë në inagurimin e Putinit. Ai tha se mund të shpresonte ende në një ftesë në çastet e fundit, këto dy-tre ditë, porse axhenda me Erdogan ishte përcaktuar.

“Po pse Putin nuk e ftoi Vuçiçin?”, shtrohet pyetja në Al Jazeera. Kjo e fundit u referohet mediave të Beogradit që shkruajnë se një nga arsyet mund të jetë marrëdhënie Vuçiç me kancelaren gjermane Angela Merkel, vetëm me të cilën po konsultohet për Kosovën.

Një arsye tjetër është kërkesa ruse që anëtarët e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish të marrin një status diplomatik, gjë që kundërshtohet nga SHBA. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit