Pacientët me sëmundje kardiovaskulare, më të prekshëm ndaj COVID-19

Mos i humb

Sipas një eksperti turk shëndetësor, njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare janë më të prekshëm ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), pasi sistemi i tyre imunitar është i dobët.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Dr. Ömer Bayezid nga Departamenti i Kirurgjisë Kardiovaskulare në spitalin universitar Akdeniz, i cili gjatë karrierës së tij ka kryer 110 transplantime të zemrës dhe mbi 150 transplantime të zemrës artificiale, shpjegoi masat që duhet të marrin njerëzit gjatë pandemisë në vazhdim.

“Pacientët e transplantit të zemrës janë të prekshëm nga infeksionet sepse marrin ilaçe që shtypin sistemin imunitar. Kështu që, ata duhet të marrin më shumë masa paraprake për të mbrojtur veten e tyre”, thotë Bayezid.

Siç tha ai, sa më vonë të kenë kryer operacionin e tyre, aq më të prekshëm janë ndaj rreziqeve.

Ashtu sikurse të tjerët, Bayezid po ashtu theksoi nevojën për gjumë të përshtatshëm dhe një dietë të shëndetshme, së bashku me një izolim sa më shumë që të jetë e mundur.

“Një pacient 20-vjeçar me transplant organesh duhet të konsiderohet mbi 65-vjeç dhe vetvetiu të izolohet. Këta pacientë sigurisht nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç nëse është absolutisht e domosdoshme. Kur ata dalin jashtë, ata duhet të veshin një maskë dhe të distancohen nga njerëzit”, tha Bayezid.

Ai po ashtu i këshilloi ata që të konsumojnë më shumë vitaminë C, si dhe zink dhe selen.

Duke theksuar se COVID-19 prek më së shumti mushkëritë, Bayezid tha se edhe duhanpirësit dhe pacientët me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) janë në “rrezik të lartë” për t’u infektuar nga virusi.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet turke të shëndetësisë, virusi në Turqi deri më tani ka shkaktuar vdekjen 356 personave.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA ka vrarë mbi 53 mijë njerëz, ndërkohë mbi 212 mijë të tjerë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit