Pacolli: AKR është parti që punon për interesat e qytetarëve

Mos i humb

Aleanca Kosova e Re sot zyrtarisht ka shpallur zgjedhjet e brendshme të partisë, ku të pranishëm ishin anëtar të kësaj partie si dhe qytetarë që e përkrahin AKR-në.

Në këtë tubim të AKR-së ku përveç kryetarit të partisë Behgjet Pacolli, të pranishëm ishin edhe anëtarët Këshillit Drejtues, Kryesisë, përfaqësuesit e Aleancës Kosova e Re nëpër institucione si dhe Kryesitë e Forumeve, është bërë e ditur që AKR, do të ketë bazën në punën intensive dhe të sinqertë të këtij subjekti politik.

Duke ju bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për bashkim me vizionin e AKR-së, numri një i partisë, njëherit Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se partia të cilën e udhëheqë është në shërbim të qytetarëve dhe të gjeneratave të reja, thuhet në njoftim.

“E kemi obligim që të punojmë me nder dhe sinqeritet. Tash e 12 vite ne ju kemi përmbajtur pikave tona. AKR është parti që punon për interesat e qytetarëve të saj, punon për zhvillim ekonomik dhe për shtyrjen përpara të proceseve. Jam betuar që do të punoj vetëm për interesat e Kosovës”, ka thënë Pacolli, duke i falënderuar të gjithë të rinjtë dhe ekspertët e fushave të ndryshme të cilët kishin shprehur interesimin e tyre për t’iu bashkuar programit zhvillimor të AKR-së.

Tutje Pacolli tha se këto zgjedhje të brendshme janë një mundësi e mirë për t’i dhëne fund asaj që është e papranueshme për popullin, dhe për t’i hapur derën kontributit të frymës zhvillimore.

Me një fjalë rasti në tubim, qytetarët i përshëndeti edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri. Ai tha se etapa e re e AKR-së po fillon edhe më e fuqishme.

“Aleanca Kosova e Re është parti që ka vlera e resurse të cilat nuk i gjen në partitë tjera. Kjo parti na nderon, andaj ju bej thirrje të gjithëve që ta dëshmojmë edhe njëherë që puna e kontributi ynë janë të duhurat për Kosovën”, tha ndër të tjera Bahtiri.

Me këtë proces Aleanca Kosova e Re do t’i zgjedh organet e reja drejtuese të partisë duke punuar gjithashtu edhe në shtrirjen dhe zgjerimin e saj të mëtutjeshëm, me ardhjen e një numri të madh të anëtarëve të rinj.

Për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në AKR, më tej do të përcaktohet puna, funksionimi, komisionet përkatëse si dhe çështjet tjera me rëndësi, për procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe organizimin e Kuvendit Qendror të partisë si dhe Kuvendet e Degëve dhe të Nëndegëve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit