Pacolli fton kompanitë italiane: Kosova ofron mundësi të shkëlqyera për ndërmarrësit tuaj

Mos i humb

“Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme”, i ka thënë ministri i jashtëm Pacolli, bashkëbiseduesve të shoqatës më të madhe italiane të ndërmarrësve.

Dita e dytë e vizitës së ministrit të jashtëm dhe Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, nisi me një mëngjes pune me, LiciaMattioli, Zv/presidente për Ndërkombëtarizim dhe,znj. CamillaCioniniVisani, drejtoreshë per Çështje Ndërkombëtare, Konfindustria.

Konfindustria është organizata më e madhe e biznesit italian që grupon afro 150 mijë kompani nga sektorë si industria, shërbimet, tregtia, etj, me afro 4.5 milionë të angazhuar.

Gjatë bisedës së punës, numri dy i qeverisë së Kosovës i njohu bashkëbisedueset me legjislacionin shumë të favorshëm të Kosovës për ndërmarrësit në përgjithësi dhe ata italianë në veçanti.

Ministri i Jashtëm Pacolli e përshkroi mjedisin biznesor të krijuar në vend si njërin nga më dinamikët falë reformave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm, duke e bërë Kosovën në 10 vendet më reformatorë të botës.

Tutje, ai ftoi kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur. Ai i ftoi kompanitë italiane që të asistojnë Kosovën, me projekte, duke vënë në lëvizje fondet e shumta, që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën.

Numri dy i Konfindustrisë, i prezantoi Zv/kryeministrit të Kosovës interesimin e kompanive që bëjnë pjesë në shoqatën, që ajo drejton për tregje të reja.

Konfindustria ka kompani që vijnë nga 22 sektorë që kalojnë nga minierat, tek moda, përpunimi i metaleve, etj. Në planet e Konfindustrias është hapja e degëve të kësaj shoqate në vendet e rajonit.

Duke folur për tregun ushqimor të Kosovës dhe rajonit, ministri Pacolli tha: “Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar, që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme. Për këtë arsye, ne jemi të interesuar, që në Kosovë të krijohen platforma agro-ushqimore për gjithë rajonin, me angazhimin e kompanive italiane të markave më të mira”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit