Pacolli niset për Afrikë, kjo është arsyeja

Mos i humb

Zv/kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turin e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me Presidentë, Ministra të Jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të​ shteteve të ndryshme nga ky kontinent.

Njoftimi nga kjo Ministri, thotë se në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Vizita në kontinentin afrikan pason pas turneut diplomatik, që Pacolli zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe shtete të tjera të Europës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit