Pacolli për ushtrinë: Kur është në pyetje Kosova, të gjithë jemi bashkë

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, duket se është emocionuar, derisa Kuvendi ka miratuar ligjet që mundësojnë trasformimin e FSK-së në Ushti, derisa përmes një postimi në Facebook, ka mirëpritur këtë hap të rëndësishmëm për mbrojtjen e vendit.

“Urime Kosovë! Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet”, ka shkruar Pacolli, në Facebook.

Për më tepër Pacolli, është shprehur se kur është në pyetje Kosova, të gjithë bëhen bashkë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ushtria e Kosovës dhe shteti ynë është jetësim i amanetit të shumë brezave.

Urime Kosovë. Shteti ynë shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të vet.

Uniteti politik që u reflektua sot në Kuvend është lajm i jashtëzakonshëm për të ardhmen tonë.

Ne jemi bashk kur është në pyetje Kosova.

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit