Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Vasili: Turp historik dhe damkë tradhëtie, që do ta shoqërojë gjithë jetën

34
0

“Tradhëti!” Kështu e konsideron nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt.

Sipas Vasilit, Vuçiç nuk e njeh Reçakun dhe Rama ndërsa perkujtohet kjo masakër padit Haradinajn që ka derdhur gjak për Kosovën.

“Tradhëtia: Ndërsa perkujtohet Reçaku Rama padit Haradinaj!

Edi Rama kryeministri i shtetit amë Shqipërisë tradhëtisht dhe pabesisht padit luftëtarin Ramush Haradinaj.

Vuçiç nuk e njeh Reçakun dhe Rama ndërsa perkujtohet Reçaku padit Haradinajn që ka derdhur gjak për Kosovën.

Rama dhe Vuçiç dy pjesë të së njëjtës gjëje.

Turp historik,damkë tradhëtie, që do ta shoqërojë gjithë jetën kjo është për Edi Ramën padia, që vetem i merr të keqen Ramushit!”, shkruan Vasili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here