PADREJTËSIA NË DITËN E GJYKIMIT, KUJDES NGA HAKU I HUAJ!

Mos i humb

Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:

“Kur të kalojnë urën e Siratit mbi Zjarr, besimtarët do të ndalohen te një urë me hark ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit ku do t’i kthejnë hakun shoku-shokut për padrejtësitë që i kanë bërë njëri- tjetrit në dynja dhe pasi të jenë pastruar e të jenë larë nga të gjitha gjynahet, atëherë do të lejohen të hyjnë në Xhenet.

(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Gjithësecili do ta dijë e do ta njohë vendbanimin e tij në Xhenet më mirë se ç’e njeh shtëpinë e tij në dynja.” (2440)

Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë:

“Allahu do të afrojë një besimtar pranë Tij (Ditën e Llogarisë), do ta mbulojë me Perden e Tij, dhe do ta pyesë atë: ‘A e di këtë gjynah e atë gjynah që ke bërë?’ Do t’i thotë: “Po, o Zoti im!” Allahu do të vazhdojë ta pyesë atë, derisa ai t’i dëshmojë të gjitha gjynahet e bëra dhe do të mendojë se është i shkatërruar plotësisht, por Ai do t’i thotë: ‘Me të vërtetë që Unë i fsheha gjynahet e tua në dynja dhe Unë do të t’i fal ty ato sot’. Dhe atij do t’i jepet libri i veprave të tij të mira.

Sa për mohuesit dhe hipokritët, (veprat e tyre të liga dhe të padrejta do të shpallen hapur) dhe dëshmitarët do të thonë: ‘Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtëtY’ (Kuran, 11:18) (2441)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit