Pagat e mjera të shqiptarëve, dyfish më të ulëta edhe se ato në vendet fqinje

Mos i humb

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon me një diferencë realisht të frikshme edhe me fqinjët më të afërt.

Kjo vlen edhe në rast se krahasimi bëhet në bazë të pagës mesatare mujore të shprehur në fuqi blerëse. Banka Botërore së bashku me Institutin e Vjenës për studime ekonomike ka publikuar një raport mjaft të rëndësishëm për trendet e tregut të punës në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky raport përmban të dhëna mjaft të vlefshme për të kuptuar realisht se si qëndron e vërteta, por edhe për të krahasuar vendet me njëra tjetrën, raporton Scan.

Sa i përket pagave, që janë burimi kryesor i të ardhurave, i konvertuar në një vlerë që tregon se çfarë mund të blejnë realisht me këto para, tregon se shqiptarët e Shqipërisë kanë një pagë mujore sa 68.6% e shqiptarëve të Kosovës që janë të dytët në listën e shteteve të rajonit me pagën më të ulët.

Shtetasit e Malit të Zi janë ata që kanë pagat më të larta, dhe në Shqipëri pagat janë sa 50.8% e pagës së tyre të shprehur në fuqi blerëse. Në krahasim me austriakët ndërkohë, shqiptarët e Shqipërisë kanë një pagë 27% më të ulët për të konsumuar në vendin e tyre.

Edhe në terma absolutë, me një pagë në 334 euro në muaj, shqiptarët e Shqipërisë janë ata me pagën më të ulët, ndërkohë që më pas ndjekin serbët. Të dhënat për pagat i referohen vitit 2016 thotë Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës./Kosova Post/

Image

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit