Pagat e shefave të “ndërmarrjeve publike” mund të jenë më të larta se 500 mijë franga

Mos i humb

Kryemenaxherëve të ndërmarrjeve të afërta me shtetin si Posta e Zvicrës, SBB/SFF (Ndërmarrja Federale e Hekurudhave), ajo e prodhimit të armatimit “Ruag” dhe të tjera, nuk do t’u kufizohen të ardhurat, siç ishte kërkuar.

Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës me 34 vota kundër dhe vetëm 8 pro, ka hedhur poshtë një mocion, i cili kërkonte që pagat vjetore të shefave të ndërmarjeve të përmendura të mos ishin më të larta se 500 mijë franga, transmeton albinfo.ch.

Pagat e menaxherëve të kompanive që i takojnë federatës nuk bën të jenë më të larta se ato të ministrave federalë, kishin argumentuar deputetët nga Partia Socialdemokrate, të cilët dhe janë autorë të mocionit. Por shumica e djathtë në Dhomën e Kantoneve (Senat) ishte kundër rregullave strikte në këtë drejtim.

Megjithatë, Këshuilli Federal, (qeveria) duhet të përcaktojë një kornizë mbi pagat maksimale, e cila nuk do t`i lejonte pagat vjetore mbi 1 milion franga në vit, ishte mendimi i Dhomës së Kantoneve, përcjell albinfo.ch. Por qeveria e ka hedhur poshtë këtë, duke pranuar ndërkaq se ka hapësirë veprimi në këtë drejtim.

Pagat vjetore të shefave të ndërmarrjeve në fjalë shkojnë nga 300 mijë deri në 1 milion e 800 mijë franga. Më së shumti, ptra 1 milion e 800 mijë gfranga në vit, i fiton shefi i Swisscom-it, Urs Schappi./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit