Paketa antishpifje/ Vasili: OSBE mbështet presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama

Mos i humb

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, OSBE-ja sot ka dalë në deklaratë për mediat për ligjin antishpifje, duke mbështetur presidentin e Republikës dhe rrëzuar mashtruesin Edi Rama.

Vasili thekson se, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Dezir, pas shpjegimeve parimore dhe shteruese të Presidentit Meta shpreh gatishmërinë që të mbështesë ndryshimet e domosdoshme të këtij ligji të turpshëm.

Postimi i Petrit Vasilit:

OSBE mbeshtet Presidentin dhe rrezon mashtruesin Rama per “antishpifjen”!!

Diskreditohen mashtrimet dhe manipulimet e Edi Rames per ligjin e antishpifjes. Perfaqesuesi i OSBE per lirine e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shterruese te Presidentit Meta shpreh gadishmerine qe te mbeshtese ndryshimet e domosdoshme te ketij ligji te turpshem.

Edi Rames i doli boja si asnje tjetri si mashtrues ordiner qe nuk kursen as nderkombetaret. Nderkombetaret te ndergjegjsohen se me çfare mashtruesi kane te bejne.

Akoma me qesharake edhe keta zedhenesat vulehumbur te Edi Rames qe kakarisin si gjeli maje plehut. Shqiptareve nuk jua mbyll dot gojen dot kerkush. Media dhe fjala e lire nuk mund te uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe deshtake te Edi Rames. Qendrimi europian dhe demokratik i Presidentit krenari per te gjithe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit