Pakistan, 8 të vdekur në një sulm të dyshuar vetëvrasës

Mos i humb

Karachi

Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën sot ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar vetëvrasës në jugperëndim të Pakistanit.

Shpërthimi, i cili ndodhi në një rrugë në Quetta, ishte i fundit në sulmet e kohëve të fundit në kryeqytetin e provincës jugperëndimore të Baloçistanit.

Ministri i Brendshëm krahinor, Mir Zia Langov për AA tha se ngjarja ndodhi kur forcat e sigurisë u përpoqën të interceptojnë një motoçikletë në qendër të qytetit.

Ai tha se autoritetet janë duke hetuar nëse eksplozivi ishte instaluar në automjet, apo ishte veshur nga ngasësi në një jelek bombë.

Po ashtu rreth 15 persona u plagosën, përveç disa automjeteve me shkallë të ndryshme të dëmtimit, shtoi ai.

Asnjë deri më tani nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë për rritjen e numrit të vdekjeve pasi disa të lënduar u raportua se janë në gjendje kritike.

Provinca Baloçistan, e cila mbulon 42 për qind të territorit të Pakistanit, ka qenë e përfshirë nga dhuna për më shumë se gjashtë dekada.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit