Pakistan, dite zie për viktimat e sulmit me bombë në tubimin parazgjedhor

Mos i humb

 

 

Zyrtarët pakistanezë kanë shpallur ditë zie për viktimat e sulmit me bombë në të cilin humbën jetën 132 persona, përfshirë kandidatët për asamblenë provinciale, në një tubim parazgjedhor në jugperëndim të vendit.

Sulmi me bombë ndodhi të premten në qarkun Mastung, në kohën kur kandidati i partisë Baloçistan Awami, Siraj Raisani mbante tubim parazgjedhor. Në sulm humbën jetën 128 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Një tjetër sulm me bombë që ndodhi të premten në një tubim parazgjedhor në veriperëndim të Pakistanit mori katër jetë njerëzish.

Flamujt e zinj u ngritën në zyrat e partisë Baloçistan Awami. Banorët mbanin pankarta me të cilat dënonin sulmet me bomba.

Kryeministri i Pakistanit, Nasirul Mulk vizitoi provincën Quetta për t’i shprehur ngushëllimet e tij familjes së Raisanit dhe të tjerëve.

Deri më tani më shumë se 150 njerëz janë vrarë në sulmet në prag të zgjedhjeve të 25 korrikut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit