Pakistan, komisioni zgjedhor numëron votat me dorë

Mos i humb

 

 

Komisioni zgjedhor i Pakistanit ka njoftuar se ka rënë sistemi elektronik për numërimin e votave dhe se fletëvotimet e zgjedhjeve të djeshme parlamentare numërohen me dorë.

Zëdhënësi i Komisionit, Babar Yakup, deklaroi se sistemi ka rënë disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit dhe për këtë shkak nuk është publikuar asnjë rezultat i zgjedhjeve.

Duke theksuar se nuk bëhet fjalë për teori komploti, Yakup ths se Komisioni zgjedhor ka hequr dorë nga riparimi i sistemit elektronik dhe ka kaluar në numërimin me dorë.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror i Pakistani (PTV) publikoi rezultatet paraprake sipas të cilave në epërsi është Partia opozitare e Drejtësisë (PTI), në krye të së cilës është ish ylli i kriketit Imran Khan.

Sipas këtij burimi PTI ka marrë së paku 100 vende në Parlamentin e Pakistanit.

Në vendin e dytë radhitet Liga Muslimane e Pakistanit-Nawaz (PLM-N) e udhëhequr nga Shahbaz Sharif, e cila ka humbur mbi 100 vende krahasuar me mandadin e kaluar kur kishte shumicën në parlament.

Rezultate të ngjashme ka publikuar edhe shtëpia mediatike Dawn News, sipas së cilës deri më tani janë numëruar 34 për qind të fletvotimeve.

Parlamenti i Pakistanit numëron 342 deputetë, prej të cilëve 272 zgjedhen përmes votimit, ndërsa ulëset tjera janë rezervuar për kuotat e detyrueshme për gratë dhe përfaqësuesit e pakicave. Partitë për të formuar të vetme qeverinë u nevojiten 137 mandate deputetësh.

Shumica prej afër 50 partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e djeshme kanë parashturar një numër ankesash për parregullsi të procesit zgjedhor. Kësaj i prinë PLM-N, ku kryetari i saj Sharif mbrëmë tha se përfaqësuesve të kësaj partie nuk u lejohet prania në hapësirat ku numërohen votat dhe se nuk do të njohin rezultatet zgjedhore.

Qëndrim të ngjashëm ka paraqitur edhe udhëheqësi i Partisë Popullore (PPP) Bilaval Buto Zerdani, djali i ish kryeministres së vrarë të Pakistanit, Benazir Buto.

“Nuk do të njohim rezultatet e rreme zgjedhore”, tha koalicioni i Këshillit të Lëvizjes së Bashkuar (MMA).

Në zgjedhjet e djeshme në Pakistan janë regjistruar disa sulme terroriste, nga të cilët më i përgjakshmi ishte ai në qendrën e votimit Quetta, ku humbën jetën të paktën 31 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit