Pakistan, rritet në 3.918 numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Me 577 raste të reja të shënuara brenda 24 orëve në Pakistan arrin në 3.918 numri gjithsej i rasteve në të gjithë vendin me koronavirusin e ri (COVID-19).

Në një deklaratë nga ministria e shëndetësisë, theksohet se kjo është rritja më lartë ditore për rastet e virusit të shënuara që prej 10 marsit kur virusi është vërejtur në vend.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se me 577 raste të reja brenda 24 orëve arrin në 3.918 numri gjithsej i rasteve në vend, ndërsa numri i vdekjeve gjithsej është rritur në 54 me 4 vdekjet e reja të shënuara.

Në 34 orët e fundit janë kryer 3.088 teste, ndërsa numri gjithsej i testeve të kryera ka arritur në 39.138 thuhet ndër të tjera në deklaratë.

– Mjekët në protestë

Në anën tjetër njoftohet se një nga personat që ka humbur jetën në 24 orët e fundit është 64 vjeçari Abdul Kadir Sumru i cili ishte mjek në rajonin Sindh.

Për shkak të mungesës së materialeve mbrojtëse siç janë maskat, mjekët zhvilluan një protestë në rajonin Balochistan të vendit ku bashkë me Sumru ka arritur në 3 numri i mjekëve që kanë humbur jetën.

Gjatë ndërhyrjes ndaj protestës së mjekëve policia arrestoi 67 mjekë. Shoqata e mjekëve të rinj në një deklaratë dënoi arrestimin e mjekëve të privuar nga materialet mbrojtëse në luftën e Pakistanit kundër COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit