Pakistan, vriten dy shtetas afganë në sulmin me dron të SHBA-ve

Mos i humb

Një sulm me dron i SHBA-ve ka lënë të vdekur dy shtetas afganë në Agjencinë Kurram, zonë veriperëndimore e Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin, thanë zyrtarët lokalë.

“Droni kishte në shënjestër një shtëpi në Spin Tal Dapa, një zonë në kufi me agjencitë Kurram dhe Orakzai”, tha për AA një zyrtar lokal i administratës politike në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur me media.

“Ahsanullah Khoraye dhe Nasir Mehmood ishin refugjatët afganë që janë vrarë në këtë sulm”, tha ai, duke shtuar se të dy ishin komandantë të nivelit të mesëm të rrjetit të lidhur me talebanët Hakkani.

Zyra e Jashtme ka dënuar sulmin duke theksuar se sulmi ka shënjestruar një kamp refugjatësh.

“Pakistani ka vazhduar t’i theksojë SHBA-së rëndësinë e ndarjes së inteligjencës vepruese, në mënyrë që nga forcat tona të ndërmerren veprimet e duhura kundër terroristëve brenda territorin tonë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Jashtme.

Ky ishte sulmi i dytë me dron këtë vit. I pari, më 17 janar, vrau dy shtetas të dyshuar afganë në Agjencinë Kurram.

Në fillim të janarit, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pretendoi se Islamabadi po strehonte terroristët dhe ndërpreu ndihmën ushtarake në këtë vend.

Mediat lokale raportojnë se që nga vitit 2004, më shumë se 3.450 persona janë vrarë në mbi 420 sulme me raketa në Pakistan.

Sipas grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë dhe grupeve të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International dhe Byronë e Gazetarisë Investigative, disa civilë të paarmatosur gjithashtu janë vrarë në sulmet me dronë të SHBA-ve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit