Pakti, BE drejt ushtrisë së përbashkët

Mos i humb

Franca dhe Gjermania finalizuan me sukses ambicien 70-vjeçare për një mbrojtje ushtarake të përbashkët europiane.

Bashkë me 21 vende të tjera të Bashkimit Europian ato nënshkruan një marrëveshje për të financuar, zhvilluar dhe pozicionuar forcat e armatosura pas vendimit të Londrës për t’u shkëputur nga Brukseli.

Britania e Madhe, e cila qenë gjithmonë kundër një mbrojtjeje të përbashket nuk ishte e vetmja që nuk firmosi. Edhe Danimarka, Irlanda, Malta dhe Portugalia nuk u bënë pjesë e ujdisë.

Bashkëpunimi i përhershëm në sektorin e mbrojtjes nën programin e quajtur “PESCO” do të lejojë vendet të zhvillojne së bashku kapacitetet e mbrojtjes, të investojnë në projekte të përbashkëta, të rrisin gatishmërinë operative dhe kontributet për forcat e tyre të armatosura.

Kjo lexohet në një dokument të Këshillit Europian, ku theksohet se pranimi do të jetë i mundur edhe në një moment të dytë.
I propozuar fillimisht në vitet 50-të dhe i refuzuar me ngulm nga Britania e Madhe, plani në fushën e mbrojtjes siguron mundësinë më të mirë në vite për t’u implementuar pas kërkesës amerikane që Europa të paguajë me shumë për sigurinë e saj.

Ministrat e Jashtëm e të Mbrojtjes morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Bruksel, duke përfaqësuar 23 vendet që lidhen marrëveshjen.

Këshilli Europian thotë se pjesëmarrja në “PESCO” nuk është rivalitet ndaj NATO-s dhe misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, përkundrazi, i përforcon ato.

Plani synon që pas 2020 fondi për këtë strukturë të përbashkët ushtarake europiane të jetë mbi 5 miliardë euro.
Liderët europian pritet ta firmosin atë në 11 dhjetor. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi ujdinë një hap historik, një gur themeli në zhvillim europian./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit