“Pakti” mes kompanive farmaceutike që po i lë spitalet pa barna

Mos i humb

Pacientët në spitale publike mund të detyrohen të blejnë dhjetëra lloje të barnave për shkak që Ministria e Shëndetësisë nuk po arrin të nënshkruajë tenderët e shpallur për barnat e Listës Esenciale.

Një gjë të tillë nuk po mund ta bëjë për shkak që të gjitha ofertat që i ka pranuar në tenderin e fundit i kanë tejkaluar mjetet e ndara prej MSh-së për secilin bar që është kërkuar. Kjo ka bërë që tenderi për furnizim me rreth 30 barna ka dështuar.

Arsyetimi i Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e këtij tenderi është se të gjithë operatorët ekonomikë kanë ofertuar me çmime më të shtrenjta.

Gazeta ka hulumtuar ofertat që janë dorëzuar në MSh dhe ka krahasuar me ofertat e kompanive farmaceutike që i bëjnë për tregun me pakicë konkretisht barnatoret. Nga ky hulumtim vërehet një mospërputhje e madhe e çmimeve. Përderisa operatorët ekonomikë ofertojnë me çmime përafërsisht të njëjta në barnatore private, çdo javë njëjtë nuk ndodh edhe me ofertat e tyre për MSh-në.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit