Palestina bojkoton takimin për Gazën në Shtëpinë e Bardhë

Mos i humb

Të martën në Shtëpinë e Bardhë në Washington është mbajtur një konferencë me titull “Kriza humanitare në Gaza”, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e SHBA-ve, Izraelit dhe disa shteteve të Gjirit, por jo edhe përfaqësuesit e udhëheqjes palestineze.

Mediat amerikane raportojnë se në takim morën pjesë delegacionet nga 19 vende, përfshirë Izraelin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Konferenca është bojkotuar nga përfaqësuesit e Palestinës ndërsa arsyeja e bojkotit është vendim i diskutueshëm i vitit të kaluar të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Nikoqiri i takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte këshilltari dhe dhëndërri i Trumpit, Jared Kushner, ndërsa opinionit nuk iu bënë të dituar përfundimet e arritura në diskutime.

Kushner mbajti një prezantim dy-orësh mbi situatën në Lindjen e Mesme, me theks për Gazën dhe pastaj u zhvillua një diskutim.

Një zyrtar i paidentifikuar amerikan tha se takimi nuk ishte përpjekje për negociata të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe vendeve arabe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit