Palestina kërkon veprim të shpejtë ligjor të ICC-së kundër Izraelit

Mos i humb

Një zyrtar i lartë palestinez u ka bërë thirrje vendeve të botës që të mbështesin veprimin ligjor të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër “krimeve” të Izraelit ndaj palestinezëve.

Në një deklaratë, Saeb Erekat, sekretari gjeneral i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), tha se u ka dërguar porosi ministrave të jashtëm të disa shteteve për të ekspozuar “politikën e zhvendosjes dhe shkatërrimit të shtëpive” të Izraelit.

Ai i bëri thirrje botës që të mbështesë ICC-në në mënyrë që të hapet një hetim i shpejtë për “kriminelët e luftës dhe zyrtarët izraelitë”.

Sipas deklaratës së tij, porositë u janë dërguar ministrave të jashtëm të BE-së, Rusisë, Kinës, Indisë, Kanadasë, Australisë dhe Japonisë, si dhe shteteve të Amerikës së Jugut dhe Karaibeve.

Të hënën, buldozerët të shoqëruar nga qindra ushtarë izraelitë u vendosën në vendbanimin Wadi Homs në Kudsin Lindor dhe filluan të rrafshojnë disa ndërtesa në këtë zonë.

Autoritetet izraelite pretendojnë se ndërtesat ishin ndërtuar pa leje.

Izraeli e okupoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967, në të cilin gjendet kompleksi i Xhamisë Al-Aqsa.

Përmes një lëvizjeje që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi tërë qytetin në vitin 1980, duke pretenduar se është kryeqyteti “i përhershëm dhe i pandashëm” i shtetit të vetëshpallur izraelit.

Kudsi mbetet pika qendrore e kontestit disa-dekadash në Lindjen e Mesme, me palestinezët që shpresojnë që Kudsi Lindor një ditë mund të shërbejë si kryeqytet i shtetit palestinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit