Palestinezi i nënshtrohet plagëve pas sulmit artilerik të Izraelit

Mos i humb

 

 

Një adoleshent palestinez ka humbur jetën nga plagët që mori më herët kur ushtria izraelite realizoi një sulm me artileri në lindje të qytetit Refah të Rripit të Gazës.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, Eshref el-Kudra, tha se Eshrev Ebu Azum, 17 vjeç, i është nënshtruar plagëve pasi u godit në kokë nga copa shrapneli orë më parë.

Vdekja e Ebu Azumit e çoi në 133 numrin e përgjithshëm të palestinezëve të martirizuar që nga 30 marsi, kur demonstruesit filluan të mbanin tubime paqësore pranë gardhit të sigurisë mes Gazës dhe Izraelit.

Gjatë të njëjtës periudhë, mijëra protestues palestinezë janë plagosur pranë gardhit të sigurisë me armë zjarri nga ushtria izraelite.

Protestuesit kërkojnë “të drejtën e kthimit” në shtëpitë e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë krijimit të shtetit të ri izraelit.

Ata gjithashtu kërkojnë fundin e bllokadës së ashpër të Izraelit mbi Rripin e Gazës, e cila për 11 vitet e fundit ka dëmtuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë produkte elementare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit