Pallaska godet deputetët, bën thirrje për një organizim të ri politik

Mos i humb

Avokati, Dastid Pallaska ka cituar titullin e gazetës The Economist “Kosova, i vetmi vend në perëndim të Rusisë, që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë”, për të goditur deputetët e Kuvendit të Kosovës, për realitetin e hidhur kosovar.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Pallaska ka thënë se në mungesë të përfaqësimit politikë, kosovarët e kanë pranuar realitetin si të mirëqenë.

“Ky është rezultat i koktejit të molotovit që përbëhet nga komandantët e pangopur, institucionalistat anemik, opozita komuniste, ndërkombëtarët indiferent edhe krejt ne të tjerët që në mungesë të përfaqësimit politik e kemi pranuar këtë realitet si të mirëqenë!”, shkruan Pallasaka .

Sipas tij është koha e fundit që qytetarët pro-europian dhe liberal të këtij vendit të organizohen politikisht./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit