Pamje të frikshme, shpërthen karburanti në Rusi

Mos i humb

Një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë në Volgograd të Rusisë. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 13 persona, një prej tyre është edhe një punonjës i zjarrfikëses.

Gjatë mesditës së sotme, janë publikuar edhe pamjet tronditëse të shpërthimit të karburantit.

Për të shuar flakët janë angazhuar 70 punonjës të shërbimeve të zjarrfikëses, shkruan “The Independent“.

Ndërkohë që në Baltimore të SHBA-ve, ka ndodhur një shpërthim ku mbeti i vrarë një person dhe katër të tjerë u plagosën rëndë, mes tyre edhe fëmijë.

Sipas BBC, shpërthimi ndodhi për shkak të gazit natyror. Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit