Panairi i Berlinit “IFA 2018”: fjala e fundit e teknologjisë shtëpiake

Mos i humb

Panairi botëror i elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake “IFA 2018”, më i madhi i këtij lloji në Europë, u hap në Berlin.

Vizitorët, ndër të tjera, kanë mundësinë të shohin sisteme Smart për shërbimet e shtëpisë, teknologji të avancuar robotike dhe sistemet më të fundit të imazhit dhe zërit.

Në këtë panair marrin pjesë 1.814 kompani nga më shumë se 30 vende, të cilat ekspozojnë produktet më të fundit teknologjike dhe moderne.

Panairi do të jetë i hapur deri më 5 shtator dhe organizatorët presin një vizitueshmëri prej rreth gjysmë milioni njerëz.

Panairi i Berlinit u zhvillua për herë të parë në vitin 1924 me produkte në fushën e radios dhe televizionit, ndërsa sot është kompletuar me të gjitha produktet e konsumit shtëpiak.

Vitin e kaluar, panairi u ndoq nga më shumë se gjashtë mijë gazetarë nga e gjithë bota, ndërsa marrëveshjet e nënshkruara arritën vlerën e më shumë se 4.9 miliardë dollarë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit