Panariti ngre alarmin: Po thahemi për ujë! Shqipëria, vend me stres të lartë hidrik

Mos i humb

Edhe pse të tretët në Europë, pas Norvegjisë dhe Suedisë, për sasinë e ujit në metër kub për frymë, sërish futemi në vendet me stress të lartë hidrik.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në rrjetet sociale, ish-ministri i Bujqësisë, Profesori Edmond Panariti.

Duke iu referuar një studimi të Bankës Botërore, Panariti merr si shembull krahasues Serbinë, që edhe pse me më pak sasi uji se ne, renditet në vendet pa stres hidrik, pra i plotëson nevojat e popullsisë së saj.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

“Pa Koment !

Ne Evropë, Shqipëria vjen pas Norvegjisë dhe Suedisë dhe ndodhet ne te njejtin nivel me Estonine dhe Irlandën per nga sasia e ujit në meter kub per frymë te popullsisë. Sipas Bankes Boterore ajo ofron 9200 meter kub ujë per cdo banor te saj. Thene me shkurt ne Evropë, Shqipëria renditet e treta per nga rezervat e rinovueshme të ujit ne dispozicion te popullit te saj. Nderkaq Serbia, ofron 1179 meter kub ujë per cdo banor të saj, pra 9 here me pak se ne.

Por sipas Bankes Boterore, Serbia klasifikohet te vendet pa stres hidrik per popullin e saj, pra ploteson nevojat dhe shuan etjen. Nderkaq ne futemi ne vendet me stres te larte hidrik pra thene ndryshe po thahemi per uje, pavarësisht se ndodhemi buze tij dhe rreshtohemi krahas Egjiptit dhe Irakut te cilet jane trecerek shkretetira!”

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit