Pandemia Covid-19, Meta takon ministren e Shëndetësisë

Mos i humb

Si fitoi Shkëlzeni 150.000 euro

Kjo është një faturë (fatura) me ane te se ciles eshte paguar 150 mije euro ndermjetesi shkelzen berisha nga nje agjensi imobiliare.

Gjobë deri në 10.000 franga për ata që sjellin mollë nga pushimet

Portokalle nga Egjipti, fiq nga Maroku ose ullinj nga Turqia: këto dhe ushqime tjera lokale janë kujtime të këndshme nga pushimet.

Ekip ushtarak-mjekësor nga Italia do të dërgohet në Kosovë në luftën kundër COVID-19

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka biseduar përmes telefonit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi...

Vuçiç: Propozim ligji për UÇK-në, ngacmim ndaj serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ndalon mendimin ndryshe dhe paraqet vazhdim të...

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Ogerta Manastirliu, për sfidat aktuale të përballimit të pandemisë COVID-19.

Ministrja Manastirliu e informoi Presidentin Meta se në zbatim të strategjisë së hartuar dhe propozimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë marrë masat për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale, rritjen e kapaciteteve të testimeve, kapaciteteve spitalore dhe burimeve njerëzore.

“Strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19. Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë”, – tha Ministrja Manastirliu.

Kreu i Shtetit pasi e siguroi Ministren për solidaritetin dhe mbështetjen e Tij të plotë për institucionet shëndetësore, shprehu falenderim dhe mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal në vijën e parë të frontit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, si dhe nevojën e rritjes së masave mbrojtëse për mjekët.

Kreu i Shtetit apeloi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit të ri turistik.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan  domosdoshmërinë e vijimit të koordinimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të COVID-19, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.

Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan se “është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të masave mbrojtëse, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Veliaj fiton betejën me covid-19, publikon foton me djalin: Sot më i fortë se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia ka dalë të mposhtë plotësisht COVID-19 duke qenë gati për t’u rikthyer në krye...

Presidenti jemenas vizitë në SHBA për kontrolle mjekësore

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansur Hadi, sot do të largohet nga Rijadi për në SHBA për të bërë kontrolle mjekësore në Cleveland,...

Mbretëria e Bashkuar përballet me recesion pas 11 vjetëve

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht po përballet me recesion për herë të parë në 11 vjet për shkak të pandemisë me koronavirus.

Shqipëri : Janë regjistruar 141 raste të reja me covid-19 dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.

Janë 141 raste të reja me COVID-19 dhe 3 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Kështu bëri të ditur...

Holandë: Zbulohet laboratori më i madh i drogës në vend, prodhonte 200 kg kokainë në ditë me vlerë 4.5 milion euro

Policia e Hollandës ka zbuluar një laborator të madh kokaine, pasi organizoi një sulm në një ndërtesë, ku arrestoi të paktën 17...