Pandemia detyron Kaliforninë të lirojë 8 mijë të burgosur

Mos i humb

Kim Jong-un bën veprimin e papritur, kërkon falje për vrasjen e një zyrtari jugkorean: Nuk duhej të kishtë ndodhur

Lideri verikorean, Kim Jong-un ka bërë një kërkimfalje të rrallë për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore, është thënë në njoftimin...

Kosovë : Janë regjistruar 66 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit .

Lajme të mira vijnë nga Kosova, pasi në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Mësohet se nga...

Vetëm një e pesta e të sëmurëve me Covid-19 nuk kanë simptoma

Në një studim të gjerë, të realizuar nga studiues të Universitetit të Bernës është arritur të përcaktohet përqindja e njerëzve të infektuar...

Kriza e aviacionit, kërkohet testim i pasagjerëve në aeroport para se të udhëtojnë jashtë

Kufizimet në fluturime për shkak të pandemisë së koronavirusit kanë futur në krizë sektorin e aviacionit civil. Kompanitë ajrore shohin si zgjidhje testimin e...

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i bashkisë së Los Anxhelosit Eric Garcetti njoftoi se mund të rivendosë masat e rrepta për qëndrim në shtëpi të popullatës. Njoftimi vjen vetëm disa javë pasi qyteti nisi të lehtësojë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë. Ndërkohë në burgjet nën administrim të shtetit gjendja është përkeqësuar aq shumë sa zyrtarët e Kalifornisë po shohin mundësinë e lirimit të rreth 8 mijë të burgosurve të dënuar për shkelje të vogla të ligjit.

Kalifornia vazhdon të jetë një nga vatrat e koronavirusit me mbi 500 mijë të infektuar në rang shteti që nga fillimi i pandemisë. Situata është veçanërisht e rëndë brenda burgjeve nën administrim të shtetit. Për ta zbutur problemin, zyrtarët thonë se po shqyrtojnë mundësinë e lirimit të 8 mijë të burgosurve të dënuar për shkelje të vogla të ligjit dhe që u ka mbetur më pak se 180 ditë burg. Fillimisht do të lirohen personat mbi 30 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Në Kaliforni rreth 3 mijë të burgosur kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Të paktën dhjetë vetë kanë vdekur. Sipas kritikëve transferimet e të burgosurve shkaktuan përhapjen e shpejtë të virusit në burgje. Që atëherë shteti ka zëvendësuar mjekun kryesor për burgjet. Disa prej ish të burgosurve ndajnë përvojën e tyre në burg gjatë pandemisë.

“E frikshme, e rrezikshme dhe e paparashikueshme!”, thotë një i ish i burgosur.

Të afërmit e të burgosurve si dhe të tjerë persona të ngushtë të tyret, kanë organizuar protesta përpara burgjeve.

“Ata po vdesin aty! Po vdesin! Ma lironi djalin… ”, thotë nëna e një të burgosuri.

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e njeriut thonë se situata në burgun e San Quentin nuk është befasuese.

“Burgu i San Quentin është tejet i vjetëruar. Ai ka vetëm një sistem ventilimi që qarkullon ajrin. Pra situata nuk është befasuese për asnjë nga ne. Burgjet nuk janë ndërtuar për të qenë objekte ku mund të ruhet distanca fizike”.

Vanessa Nelson-Sloane është bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e një organizate që ndihmon të burgosurit.

“Sipas mendimit tim pasi e kam shqyrtuar me vëmendje situatën ajo që do të ndihmonte më shumë aktualisht është që çdo anëtar i stafit të vendosë maskë. Të burgosurve u kërkohet që t’i mbajnë dhe ata mund të përballen me ndonjë masë disiplinore nëse nuk i vendosin, por për rojet situata është ndryshe. Kjo mendoj se do të ishte gjëja më e rëndësishme që mund të bënim në të gjitha burgjet tani për tani”, thotë Vanessa Nelson-Sloane, drejtoreshë dhe bashkëthemeluese e Aleancës “Ndihmë për të Jetuar”.

Vendimi për lirimin e të burgosurve u mirëpritur nga aleanca, por anëtarët e organizatës janë të shqetësuar se shumë prej ish-të burgosurve nuk do të kenë ndonjë vend ku të shkojnë. Dhe në kushtet kur qendrat për të pastrehët janë të tejmbushura kjo i bën këto vende të rrezikshme gjithashtu për të qëndruar gjatë pandemisë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë / Dështon për herë të tretë votimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike Covid-19

Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të tretë të votojë në lexim të parë Projketligjin për Rimëkëmbje ekonomike Covid-19.

I zhgënjyer nga shteti, qytetari nga Shijaku detyrohet të kthehet në shtëpinë e prishur nga tërmeti: Jam invalid, 8 muaj as përkrahje, as ndihmë,...

Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta...

Vetëm 30 dollarë për një natë, shtëpia e ‘Princit të Bel Air’ jepet me qira!

Seria “Princi i Bel-Air”-it që edhe shënoi fillimin e karrierës së Uill Smith në televizion, feston 30 vjetorin. Dhe...

Më shumë se 30 të vdekur nga zjarret në Kaliforni/ Shkencëtarët: Ngrohja globale pati ndikim të lartë

Zjarret masive të rëna në Kaliforni nga ngritur shumë shqetësime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tragjike në Librazhd/ Një person ndërron jetë duke punuar në një banesë, e zë pompa e betonit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte, në fshatin Dorëz të Librazhdit, ku ka humbur jetën një person.