Pantina paralajmëron të tjerë të pakënaqur brenda VV-së

Mos i humb

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina që është pjesë e të dorëhequrve nga postet partiake, ka paralajmëruar se ka të pakënaqur si ajo, që ende mbajnë poste në këtë subjekt politik.

Deputetja gjatë një intervistë në emisionin, InfoBox të RTV Dukagjinit, konfirmoi se është takuar me dy të deleguarit, Glauk Konjufca e Shpend Ahmeti, për të parë mundësinë apo pamundësinë e kthimit brenda subjektit.

Ajo është pajtuar që nuk është në rregull që të vazhdojnë të qëndrojnë deputet të VV-së në Kuvend.

Ajo tha se nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetëve përkundër ndarjes eventuale nga Vetëvendosje, ndërsa ajo është pro një grupi të ri parlamentar. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit