Papa Françesku, vizitë në botën islame

Mos i humb

Kreu i Vatikanit Papa Françesku do të vizitojë në muajin shkurt Abu Dhabin, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është vizita e 8 e tij në një komb me shumicë myslimane, në të cilën pritet të bëjë thirrje për paqe brenda besimeve.

Udhëtimi historik do të mbahet nga data 3 deri më 5 shkurt. Papa argjentinas ka vizituar deri më tani Shqipërinë, Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin dhe territoret palestineze, e të gjitha këto ndalesa i ka shfrytëzuar për të ngritur ura dialogu mes feve, teksa e ka dënuar dhunën në emër të Zotit.

Ftesën në Abu Dhabi, kreut të Kishës Katolike ia bëri princi i atjeshëm i kurorës, sheiku Mohammed bin Zayed al-Nahyan, si dhe Kisha lokale Katolike. Princi shkroi në “Twitter” se, Papa është “simbol i paqes, tolerancës dhe promovimit të vëllazërisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit