Papunësia në Britani të Madhe më e ulëta nga viti 1975

Mos i humb

Sipas Qeverisë së Britanisë së Madhe, shkalla e papunësisë në Britani të Madhe ka rënë në 4,2 për qind nga dhjetori i kaluar deri në shkurt, duke regjistruar nivelin më të ulët që nga viti 1975.

Numri i të papunësuarve në tre muajt e fundit, përfshirë edhe shkurtin, ka rënë për 16 mijë në 1.42 milion krahasuar me vitin e kaluar, thonë të dhënat e Zyrës britanike të statistikave (ONS).

Shkalla e papunësisë në periudhën nëntor-janar arriti në 4.3 për qind.

Të ardhurat totale të të punësuarve, duke përfshirë edhe bonuset, në periudhën në fjalë janë më të larta për 2,8 për qind krahasuar me vitin paraprak./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit