“Paqja në Lindjen e Mesme nuk mund të ndërtohet pa palestinezët”

Mos i humb

 

 

Autoritetet palestineze porositën se pa përkrahjen e tyre, plani për paqe në Lindjen e Mesme, të cilin presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti “marrëveshja e shekullit”, do të dështojë, nëse në të nuk përfshihen edhe palestinezët.

Mediat izraelite raportojnë se presidenti Trump ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të shpalosë detaje nga e ashtuquajtura “marrëveshje e shekullit”, ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë palestineze në Ramallah, Nabil Abu Rudeina, mbrëmë deklaroi se për sukses të procesit, është e domosdoshme mbështetja e plotë e palës palestineze.

“Paqja mund të arrihet vetëm përmes një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të bazuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara të cilat parashohin shtetin e pavarur palestinez, me Kudsin Lindor për kryeqytet të tij”, tha Rudeina.

Ai theksoi se shteti i pavarur palestinez do të duhet të jetë fillimi dhe përfundimi i çdo plani paqeruajtës, ndërkohë që paralajmëroi se përpjekjet eventuale për të anashkaluar palestinezët do të rezultojnë me tensione akoma më të mëdha në rajon dhe në botë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit