Paraburgim për anëtarin e FETO-s në lidhje me vrasjen e ambasadorit Karlov

Mos i humb

Autoritetet turke kanë caktuar paraburgim për punonjësin e Autoritetit të Teknologjisë dhe Komunikimit (BTK) në Turqi, Sahin Sogut, i cili u arrestua në kuadër të hetimeve rreth atentatit ndaj ambasadorit rus në Ankara Andrey Karlov dhe i cili u konstatua të ketë qenë “epror” i atentatorit Mevlut Mert Altıntas brenda organizatës terroriste FETO.

Sogut, i cili u arrestua me urdhër të prokurorit republikan të Ankarasë që është duke hetuar rastin, Adem Akinci, është transferuar në një gjykatë penale e cila ka vendosur për paraburgimin e tij.

Ndryshe, ambasadori rus Karlov u vra më 19 dhjetor të vitit 2016 si pasojë e një atentati nga Mevlut Mert Altintas gjatë një ekspozite në Ankara.

Në lidhje me vrasjen autoritetet kishin paraburgosur shtatë persona, prej të cilëve tre policë, përfshirë kreun e Grupit Mediatik Guru, Hayreddin Aydinbas, dhe personin që u mor me organizimin e ekspozitës Mustafa Timur Ozkan./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit