Paracetamoli gjatë shtatzënisë shkakton astmë tek fëmijët

Mos i humb

Femrat që përdorin paracetamol gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun që fëmijët e tyre të preket nga astma.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri, ku u vëzhguan 114,500 fëmijë dhe nga ku rezultoi se 7.5 përqind e tyre u prekën nga astma në moshën 3 – vjeçare dhe 5.1 përqind, në moshën 7 – vjeçare.

Shkencëtarët thonë se ka një lidhje konsistente mes fëmijëve që u shfaqet astma në moshën 3 – vjeçare dhe nënave që pranojnë se kanë përdorur paracetamol gjatë shtatzënisë.

Sipas të dhënave të këtij studimi, rreziku është edhe më i madh në rastet kur nënat shtatzëna, e përdorin paracetamol vazhdimisht.

Paracetamoli është qetësuesi më i zakonshëm i përdorur nga femrat shtatzënë, shpesh për të qetësuar dhimbje të ndryshme, për temperaturë apo grip, shkruan tv klan.Studiuesit në Bristol dhe Norvegji, thonë se kanë të dhëna bindëse se astma shkaktohet nga paracetamoli dhe jo nga ndonjë sëmundje nga e cila mund të vuante nëna kur mori qetësuesin.

Të dhënat e këtij studimi u publikuan në Revistën “International Journal of Epidemiology”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit