Paraja ngre dhe ajsbergët përpjetë! Ja plani ambicioz i Emirateve për të luftuar thatësinë!

Mos i humb

Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të tërheqin një ajsberg në Afrikën e Jugut ose në Australi, si formë testimi për atë që pritet të jetë zbulimi i shekullit për rajonin e kapluar nga thatësia.

Shpikësi dhe sipërmarrësi arab, Abdulla Alshehi, të cilit iu është besuar projekti, ka në plan të tërheqë një ajsberg në Australi apo Afrikë të Jugut, me një kosto prej 80 milion dollarë.

Abdulla Alshehi thotë se një pjesë e akullit Antarktik do të tërhiqet në Cape Town ose në Perth, dhe kjo pritet të ndodhë në vitin 2019.

Misioni do të veprojë si një provë për një projekt shumë më ambicioz, të cilin ai shpreson se do të përfundojë me një copë akulli gjigande që do të çohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi është furnizimi i Emirateve me sasi të qëndrueshme të ujit të freskët, por edhe tërheqje turistike njëkohësisht.

Duke folur për Euronews, Alshehi tha: “sipas analizës sonë, më lirë është sjellja e ujit të ajsbergut, sesa përdorimi i ujit të  desalinuar (fitrimi i ujit të detit nga kripa).

“Desalinimi kërkon një sasi të madhe të investimeve kapitale dhe nënkupton pompimin e një sasie të madhe të ujit të detit, duke shkatërruar jetën detare”, shtoi sipërmarrësi, duke argumentuar se ajo do të zbus thatësinë për së paku dy dekadat e ardhshme.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një nga vendet më të thata në botë, pavarësisht se është një nga 10 vendet me më së shumti burime detare.

Ekspertët parashikojnë rrezik të madh të thatësirës gjatë 25 viteve të ardhshme.

Pas mbërritjes në një fabrikë të përpunimit të ndërtuar posaçërisht për të, punëtorët do të ‘minojnë’ ajsbergët për furnizimin me ujë.

Një ajsberg mund të sigurojë mjaftueshëm për një milion njerëz gjatë pesë viteve, dhe një mesatar përmban më shumë se 20 miliardë litra ujë.

Alshehi thekson se skema të ngjashme u provuan më parë, por projekti i tyre dështoi në vitin 1977 për shkak të vështirësive teknike.

Ai ka në plan të kapërcejë këto vështirësi duke përdorur një “rrip metalik” i cili do të ndërtohet rreth akullit, përpara se të përdorë anijet për të tërhequr ajsbergun përgjatë oqeanit.

Ai pritet të humbasë rreth 30 për qind të masës së tij gjatë udhëtimit dhjetë mujor nga Ishulli Heard, pranë Antarktidës, deri sa te arrij në bregun e Fujairah.

Megjithatë, copa gjigande do të ofrojë miliona litra ujë të pijshëm të freskët në mbretërinë arabe, si dhe do të sjellë retë natyrale të shiut duke lëshuar ajër të freskët dhe të lagësht.

Alshehi shpreson se ajsbergu do të sjellë gjithashtu një tërheqje të madhe turistike.

Projekti përfundimtar do të kushtojë afro 280 miliardë $, përfshirë dhe testimin. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit