PARALAJMËRIMI/ Fukuyama: Forcimi i populistëve të djathtë në BE, gjë e keqe për Ballkanin Perëndimor

Mos i humb

Forcimi i së djathtës populiste në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian do të kishte pasoja të shumta për rajonin e Ballkanit Perëndimor – tha një nga mendimtarët më të njohur politikë të sotëm, Francis Fukuyama.

“Kjo nuk do të jetë e mirë për shkak se populistët me siguri dëshirojnë që asgjë të mos ndryshojë dhe kështu nuk do të mbështesin as zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian”, u përgjigj ai kur u pyet në lidhje me një forcim të mundshëm të së djathtës ekstreme.

“Forcimi i saj me siguri do ta ngadalësojë procesin e zgjerimit”, deklaroi Fukuyama.

Ai vuri në dukje se forcimi i populitsëve për këtë arsye nuk do të jetë i mirë për Ballkanin Perëndimor, sepse, thotë ai, vetëm një perspektivë evropiane inkurajon reformat në vendet e rajonit.

“Zvogëlimi i atraktivitetit të integrimit evropian do të humbasë vullnetin për proceset e reformave”, shpjegoi Fukuyama.

Megjithatë, ai shton se rezultati i votimit të ardhshëm nuk do të thotë fundin e historisë së zgjerimit të BE-së.

Deklarimet e tij u bënë në Vjenë, gjatë një ligjërate të organizuar nga agjencia austriake e lajmeve APA dhe Instituti i Shkencave Humane. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit