Paralajmërimi i Kryemadhit: Tani fillon loja e vërtetë

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje për media, pas protestës së organizuar sot nga opozita nuk ka kursyer tonet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga selia e LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi përshkallëzim të protestës ndërsa theksoi se loja e vërtetë fillon tani.

Kryetarja e LSI-së u shpreh e bindur se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzim të kryeministrit Edi Rama.

“Në protestën e organizuar shpreh mirënjohje pafund, për mijëra të pafundme qytetarë shqiptarë që marshuan në rrugët e Tiranës për të protestuar ndaj kapjes së shtetit dhe të keqës më të madhe që ka uzurpuar.

Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të mos qeveriset nga Edi Rama. Sot qytetarët bënë protestën më të madhe se kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujdo.

Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë, tashmë rruga jonë nuk ka ktheim pas do të qeverisim indinjatën e qytetarëve shqiptarë, në akt politik.

Sot i bën qytetarët e saj më të fortë dhe më të bindur se rruga e tyre nuk ka kthim pas. E vetma gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit dhe jo vetëm të shpresës është Integrimi  Europian. I vetmi person që mban peng shpresën është Edi Rama. Loja tani fillon vërtetë. Loja ka nisur fort me atë rrugë, me kthimin e fëmijëve në shtëpinë tyre. “,- u shpreh Kryemadhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit