Paralajmërohet konflikt i ri në Ballkan

Mos i humb

“AP” konfirmon frikën e zyrtarëve të ndryshëm europian se Ballkani mund të ketë sërish konflikte.

Frika e zyrtarëve të ndryshëm evropian se Ballkani mund të ketë sërish konflikte nëse së shpejti nuk pranohen si anëtare në BE, nuk janë të pabaza.

Ajo po ashtu thekson se ndikimi rus në Ballkan po rritet, në shtetet baltike dhe në Europën qëndrore.

“AP” po ashtu vlerëson se mosmarrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës sa vijnë e shtohen përkundër përpjekjeve të BE-së për të gjetur një zgjidhje mes “dy kundërshtarëve të dikurshëm të luftës”.

“AP” po ashtu përkujton se Beogradi para dy javësh kishte ngritur gatishmërinë ushtarake pas paraqitjes së forcave special të policisë së Kosovës gjatë vizitës së Presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit.

Agjencia thekson se BE për shkak të problemeve të brendshme, me vite ka lënë në pritje shtetet ballkanike dhe se përfaqësues të njohur të BE-së tani kanë frikë se Ballkani sërish mund të sjellë konflikte, nëse së shpejti nuk pranohen si anëtare të reja./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit