Paralajmëron LDK-ja: Në momentin që ndodhë ratifikimi i demarkacionit, vendi do të shkojë në zgjedhje

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka ripërsëritur qëndrimin e saj sa i takon çështjes së demarkacionit.

Për deputetin e kësaj partie, Driton Selmanaj në momentin që ndodhë ratifikimi i demarkacionit atëherë vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje.

Selmanaj tha se janë pikërisht këta liderë që e kanë mbajtur vendin të izoluar përshkak të inateve të tyre politike, dhe sipas tij duhet dhënë llogari për një gjë të tillë.

“E ripërsëris qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ne do ta votojmë ratifikimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Mirëpo, në momentin kur ky ratifikim të ndodhë, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo për shkak se duhet dhënë llogari për vonesën e kësaj teme. Ratifikimi është dashur të përfundojë qysh para tre vjetëve, dhe këta liderë që sot janë në qeveri janë shkaktarët kryesor për vonesën e kësaj teme”, ka thënë Selmanaj për Insajder.

Ai gjithashtu shtoi se LDK është e gatshme gjithmonë që të hyjë në proces zgjedhor./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit