Parandalimi i aksidenteve – policia merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat

45
0

Tejkalimi i shpejtësisë, mospërdorimi i dritave, mosvendosja e rripit të sigurisë dhe shkelja e rregullave të tjera të komunikacionit, janë disa nga arsyet që njësiti i policisë për kontrollimin e autostradave i ndalon vozitësit.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, policia e Kosovës vazhdimisht merr masa ndaj atyre që nuk i respektojnë këto rregulla.Ekipi i lajmi.net qëndroi për disa orë me një ekip të policisë së trafikut ku përcolli punën e tyre.

Togeri, Vesel Mustafa mbikqyrës i operativës në njësinë për kontrollimin e autostradave, ka treguar arsyen se pse po ndodhin aksidentet e trafikut.Edhe pse policia vazhdimisht ka zbatuar planin e taskë forcës për parandalimin e aksidenteve, që nga janari deri në shtator të këtij viti, 76 kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.

Gjatë këtij nëntëmujorshi kanë ndodhur 11 mijë e 732 aksidente, prej tyre 66 me fatalitet, 4 mijë 443 me lëndime, ndërsa 7 mijë e 223 me dëme materiale.

Sa i përket krahasimit vetëm të muajit shtator të vitit 2018 dhe të këtij viti, vërehet se ka rritje të aksidenteve në përgjithësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here