Paraqiten pamje të kampit terrorist për fëmijë në Afrin

Mos i humb

Në sulmet ajrore gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, përmes të cilit nga terroristët është pastruar rajoni sirian Afrin, është shkatërruar edhe kampi terrorist në të cilin pjesëtarët e YPG/PKK trajnonin fëmijët.

Pas marrjes së kontrollit mbi qendrën e qytetit të Afrinit, në rajon pa pushim vazhdohet me pastrimin e minave dhe mjeteve shpërthyese që pas vetes i kanë lënë terroristët, me qëllim që civilët në mënyrë të sigurtë të kthehen në shtëpi.

Çfarë metoda kanë përdorur terroristët në Afrin, mund të shihet edhe në pamjet e kampit terrorist që është përdorur për trajnimin e fëmijëve, i cili është shkatërruar gjatë sulmeve ajrore në operacionin “Dega e Ullirit”.

Ky kamp është zbuluar përmes një video-xhirimi në kartelën e memories të cilën e kanë gjetur tek një terrorist i neutralizuar ndërsa është vërtetuar se bëhet fjalë për një qendër terroristësh për trajnimin e fëmijëve të moshës mes 13 dhe 17 vjeç.

Pamjet tregojnë se është një kamp i vendosur në një zonë të gjerë dhe se përmban konvikte si dhe poligone për stërvitjen ushtarake dhe qitje.

Organizata terroriste në këto kampe ka sjellë fëmijë të cilët me dhunë i ka ndarë nga familjet e tyre./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit