Paris, policia largon dy kampe të emigrantëve

Mos i humb

 

 

Me masa të shtuara të sigurisë, mëngjesin e sotëm policia franceze filloi largimin e dy kampeve të paligjshme të emigrantëve në kryeqytetin e Francës, Paris.

Në orët e hershme të mëngjesit ka filluar zhvendosja e rreth 550 emigrantëve nga kampi në kanalin Saint Martin në veri të Parisit dhe njëkohësisht ka filluar edhe evakuimi i rreth 450 emigrantëve nga një kamp i ngjashëm në Porte de la Chapelle.

Ky është evakuimi i 36-të i emigrantëve në Paris në tre vitet e fundit ndërkaq në fund të majit u largua edhe kampi i Parisit “Millenaire”, ku në kanalin Said Denis me muaj kanë qëndruar më shumë se 1.000 emigrantë.

Zyrtarët e policisë thanë se emigrantët nga kampet e larguara do të dërgoheshin në qendra të përkohshme dhe në sallat e shkollave në zonën e gjerë të Parisit.

Evakuimi i emigrantëve është kryer në kulmin e thirrjeve të organizatave joqeveritare dhe Zyrës së kryebashkiakes së Parisit, të cilët kërkojnë nga qeveria franceze reagim të menjëhershëm dhe zgjidhje të përhershme të krizës së emigrantëve.

Kushtet jashtëzakonisht të këqija të jetesës të emigrantëve në kampet dhe rreziku i pranishëm për sëmundje infektive kanë shkaktuar mosmarrëveshje ndërmjet administratës së qytetit të Parisit dhe qeverisë franceze.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit