Ballina Bota Parisi dhe Brukseli propozojnë një ditë pa automjete në mbarë Europën

Parisi dhe Brukseli propozojnë një ditë pa automjete në mbarë Europën

31
0
SHPËRNDAJE

Në Bruksel dhe Paris sot shënohet dita pa automjete, ndërsa krerët e këtyre kryeqendrave evropiane bëjnë thirrje që kjo praktikë të vendoset në mbarë Europën.

Në qendrat e Brukselit dhe Parisit sot nuk ka automobila, ndërsa bëhet fjalë për një gjest i tregimit të rëndësisë për ruajtjen e ambientit dhe ajrit të pastër.

Autoritetet e qytetit këtë masë e vendosën me rastin e Ditës së trashëgimisë evropiane, fundjavë të ngjarjeve kulturore që mbahen çdo vit në vendet e Bashkimit Europian.

“Europa do të duhet të vendos një ditë pa automjete për të zbutur ndotjen e ajrit”, propozuan në mesazhin e përbashkët kryebashkiakët e Parisit dhe Brukselit, Anna Hidalgo dhe Philippe Close.

Hidalgo dhe Close paralajmëruan për emergjencën e çështjeve klimatike dhe ndikimin shëndetësor të ndotjes.

Autoritetet e qytetit në Paris bënë të ditur se prej 7 tetorit në gjashtë rajone në qendrat e qytetit do të ndalohet komunikacioni çdo javë parë të muajit./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here