“Parlamentet janë institucionet mbi të cilat ndërtohen shoqëritë demokratike”

Mos i humb

SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve...

Raportuesja për Kosovën në PE, kundër rrëzimit të Kurtit: Qytetarët e Kosovës s’e meritojnë këtë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka kritikuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Kosovës, për mbështetjen e shprehur...

IEA: Kërkesa globale për naftë mund të bie me 20 për qind për shkak të Covid-19

Kërkesa globale për naftë e cila është 100 milionë fuçi në ditë mund të bie me 20 milionë fuçi në ditë, pasi...

Gjendja shëndetësore e të prekurve me koronavirus në Vrapçiq të Gjilanit

Komuna e Gjilanit, më të gjitha kapacitetet e saj të shëndetësisë primare e profesionale, në vazhdimësi po i del në ndihmë të...

 

 

 Kuvendi i Maqedonisë në bashkëpunim me “House Democracy Partnership” i kongresit amerikan, organizon konferencën ndërkombëtare “Ndërtimi i Parlamenteve moderne, profesionale dhe përfaqësuese”, në të cilën deputetë dhe përfaqësues të Parlamenteve nga Maqedonia, Kosova, Skocia, Gjeorgjia, Kirgistani dhe Sri Lanka do të debatojnë mbi risitë dhe sfidat drejt krijimit të Parlamenteve moderne dhe gjithëpërfshirëse.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në fjalimin hyrës, nënvizoi se demokracia parlamentare është e re në Maqedoninë, vetëm 27 vjeçe, megjithatë me një trend të zhvillimit.

Parlamentet, tha Xhaferi, janë institucionet mbi të cilat ndërtohen dhe zhvillohen shoqëritë demokratike, në të cilat të drejtat dhe liritë e njeriut janë parimi madhor. Ai shtoi se Parlamenti me funksionin e vet legjislativ dhe mbikëqyrës, është themeli mbi të cilin ndërtohet dhe zvillohet shteti demokratik dhe institucionet funksionale me sundim të të drejtës.

“Në këto 27 vite parlamentarizëm jam i bindur se e mësuam leksionin se Parlamenti funksional dhe demokracia efikase parlamentare nuk mund të ndërtohet pa bashkëpunim të strukturuar gjerë, dhe pa bashkëpunim cilësor me sektorin joqeveritar. Sektori joqeveritar mund të mobilizojë numër shumë më të madh të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë aktive në krijimin e politikave dhe programeve të përgjegjshme shoqërore”, tha Xhaferi, sipas të cilit bashkëpunimi me sektorin joqeveritar është një përcaktim strategjik i Parlamentit.

Në hapje të konferencës, foli edhe ambasadori amerikan, Jess Baily, i cili tha se SHBA-të besojnë se këmbimi i ideve dhe bashkëpunimi mes deputetëve krijojnë lidhje të reja të cilat mund të ndihmojnë në përforcimin e institucioneve.

Nga këtu, tha Baily, temat në të cilat do të vendoset theksi në këtë konferencë janë qeveri e hapur, llogaridhënie dhe transparencë, sepse siç tha, Parlamentet luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e rregullave të cilat detyrojnë institucionet dhe zyrtarët të jenë transparent dhe llogaridhënës.

“Parlamentet dhe deputetët do të duhet të jenë shembull i lidershipit duke promovuar dialog për politika transparente, që do të inspirojë qytetarët të këmbëngulin për një qeveri e cila do të jetë e hapur, inkluzive dhe llogaridhënëse. Fatkeqësisht, kur punët nuk shkojnë mirë, qytetarët kanë vetëm një përgjigje, ‘kështu është te ne’, dhe pikërisht kjo është ajo që duhet eliminuar, që tek qytetari të krijohet sensi i mundësive”, tha Baily.

Në konferencën dyditore ka disa sesione, temat e të cilave përfshijnë: Ndërtim i sinqeritetit: Partneritet i hapur qeveritar dhe HDP, punë me partnerët për zhvillim parlamentar, ndërtim i transparencës. Si të përforcohen marrëdhëniet ndërmjet parlamenteve dhe organizatave të shoqërive civile, Shmangie të hendekut përfshirës, Risi dhe sfida në krijimin e parlamenteve moderne dhe gjithëpërfshirëse: Shembulli i Kosovës, RM: Zgjidhje legjislative për ndërtimin e besimit me opinionin, Ndërtimin e transparencës përmes komunikimit dhe informimit të qytetarëve, Risi dhe sfida në krijimin e parlamenteve moderne dhe gjithëpërfshirëse: Shembuj nga Kirgistani dhe Sri Lanka, Modernizimi i institucioneve përmes hulumtimeve dhe trajnimeve të përforcuara parlamentare.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...

Koronavirusi, Franca dhuron 300 miliardë dollarë për bizneset e mëdha dhe ndërmarrjet e mesme e të vogla

Shtetet europiane janë duke menduar sesi të ndihmojnë bizneset që të mund të rimarrin veten, pas koronavirusit. Franca ka...

Britani, arrin në 1.228 numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Britani të Madhe janë shënuar 209 vdekje të reja brenda një dite duke e rritur në 1.228 numrin e të vdekurve në...

Maqedoni e Veriut, rritet në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se Klinikën për sëmundje infektive nga koronavirusi i ri (Covid-19) kanë...

Itali, 756 vdekje brenda 24 orëve nga COVID-19, numri i përgjithshëm arrin në 10.779

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në...