Parlamenti belg miraton rezolutën kundër planit të Izraelit për aneksim

Mos i humb

Parlamenti i Belgjikës miratoi me shumicë votash rezolutën e cila bën thirrje për “të ndërmarrë hapat e duhur” kundër planit të Izraelit për aneksim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezoluta e propozuar nga Partia e të Gjelbërve u pranua me 101 vota “po” dhe 39 “abstenim”.

Në rezolutë thuhet se Qeveria e Belgjikës duhet të kalojë në veprim kundër planit të Izraelit për aneksimin e disa rajoneve në Bregun Perëndimor ose të territoreve palestineze. “Nëse Izraeli realizon planin e tij të aneksimit, qeveria belge duhet të tregojë përpjekje për marrjen e masave ndëshkuese ‘në të gjithë Evropën‘ në mënyrë proporcionale kundër Izraelit”, thuhet ndër të tjera në thirrjen që bëhet në rezolutë.

Në rezolutën e cila nuk është e detyrueshme, por që ka mundësi të lartë zbatimi për shkak se është pranuar me shumicë votash, nënvizohet se Qeveria e Belgjikës duhet të punojë për të penguar Izraelin duke bashkëpunuar me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë.

Do të diskutohet edhe njohja e Palestinës si shtet

Në të njëjtën kohë në parlament pritej që sot të paraqitej për votim edhe një rezolutë lidhur me njohjen e Palestinës si shtet. Por në lidhje me këtë u njoftua se diskutimi lidhur me këtë rezolutë është shtyrë për të mërkurën në javën e ardhshme. 

Në këtë rezolutë ku kërkohet njohja zyrtare e Palestinës, në të njëjtën kohë u bëhet thirrje edhe vendeve evropiane që të njohin Palestinën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit