Parlamenti Europian njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Mos i humb

Parlamenti Europian vendosi që të njohë liderin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido, i cili u vetëshpall si president i përkohshëm i vendit.

Anëtarët në sesionin e Parlamentit Europian në Bruksel me temë “gjendja në Venezuelë”, votuan për projekt-rezolutën në lidhje me këtë vend.

Si rezultat i votimit me 439 vota “pro” dhe 104 “kundër”, projekt-rezoluta e cila parasheh njohjen e Guaido-s si presidenti të përkohshëm të Venezuelës u miratua në PE.

Në projekt-rezolutë gjithashtu u bë thirrje që t’i jepet fund shkeljeve të të drejtave të njeriu në Venezuelë nga qeveria aktuale.

– Zhvillimet në Venezuelë

Tubimet e mbështetësve të opozitës dhe qeverisë në Venezuelë shkaktuan zhvillime të rëndësishme në aspektin e vendit dhe rajonit.

Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm, ndërsa ky hap u njoh nga SHBA-ja, Australia, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguaji, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kostarika dhe Guatemala.

Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia, siç shkruan aa, përsëritën mbështetjen e tyre për qeverinë dhe presidentit Nicolas Maduro. Më pas presidenti Maduro, gjatë një fjalimi nga ballkoni i pallatit presidencial Miraflores në Karakas, duke iu drejtuar mijëra qytetarëve të Venezuelës, njoftoi ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me SHBA-në dhe u dha afat 72 orë diplomatëve amerikanë të largohen nga vendi. Në një deklaratë të mëpasshme, Maduro bëri të ditur përfundimin e marrëdhënieve diplomatike dhe vazhdimin e marrëdhënieve tregtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit