Partia Lëvizja për Drejtësi u uron haxhinjëve shkuarjen në Haxh

Mos i humb

Partia Lëvizja për Drejtësi ju uron të gjithë haxhinjëve rrugë të mbarë. Haxh dhe dua të pranuara, kthim me besim të shtuar në zemrat tuaja si dhe reflektim në shoqërinë tonë.

Ky është urimi i Lëvizjes për Drejtësi, dedikuar të gjithë atyre të cilët kanë shkruar në Meke, për lutje ndaj Zotit të Madhërishëm, për begatinë dhe mirësinë njerëzore ashtu siç na udhëzon Zoti i Madhërishëm e Fuqiplotë, shkruan Kosova Post.

Në një deklaratë për KosovaPost, kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejam Çerkezi tha: “Urojmë një haxh të pranuar për të gjithë muslimanët që do të udhëtojnë drejt Qabes dhe Arafatit dhe ju bëjmë thirrje që krahas lutjeve për veten dhe familjarët e tyre, të mos harrojnë Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë. Duke e shfrytëzuar këtë mundësi të rrallë, le ti drejtohen Zotit me lutjet për ditë të bardha dhe një të ardhme të begatë për popullin dhe Atdheun tonë të shtrenjtë, u shpreh Qerkezi.

Ndyshe, sot nga Kosova janë nisur për në haxh, grupi i parë i haxhinjëve, të kryesuar nga Myfti i Kosovës NaimTernava/Kosova Post/

Image may contain: crowd, sky and outdoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit