Pas armëpushimit të festave, vriten 7 pjesëtarë të forcave afgane nga talebanët

Mos i humb

Të paktën 7 pjesëtare të forcave afgane të sigurisë u vranë në një sulm të talebanëve, që është sulmi i parë pas përfundimit të armëpushimit treditor për shkak të pushimeve, konfirmoi zëdhënësja e provincës Parvan, Waheeda Shahkar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA Shahkar tha se sulmi ndodhi në Seya Gard në Luginën Ghorband të provincës. Ajo konfirmoi se të paktën shtatë forca të sigurisë u vranë dhe një u plagos në sulm.

Përpos kësaj, talebanët pretenduan se forcat qeveritare kishin vrarë 10 civilë në një sulm ajror në provincën jugore Zabul, por zyrtarët afganë nga kjo provincë thanë se në fakt 18 kryengritës u vranë në sulm.

Zhvillimet vijnë pas një armëpushimi të rrallë treditor gjatë festës së Fitër Bajramit që përfundoi dje.

Presidenti i Afganistanit, Mohamed Ashraf Ghani, urdhëroi lirimin e të paktën 1 mijë të burgosurve talebanë gjatë festës si një gjest i vullnetit të mirë si përgjigje ndaj armëpushimit të shkurtër të shpallur nga talebanët, armëpushim i cili u ndoq edhe nga qeveria dhe u përshëndet nga bashkësia ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit