Pas dorëheqjes, flet Flamur Sefaj

Mos i humb

Flamur Sefaj nga radhët e AKR-së, sot ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme.

Sefaj përmes një shkrimi në facebook ka thënë se nuk ishte dakord me kërkesën për lirimin e pozitës.

Sipas tij, operacioni i Policisë së Kosovës në veri, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.

Ja postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Edhe pse nuk isha dakord për arsyen e dhënë në kërkesën për lirimin e pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme, sot ofrova dorëheqjen time të parevokueshme.

Për mua ishte privilegj, nder dhe krenari qe i shërbeva vendit tim për 7 muaj rresht.

Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se operacioni i Policisë tonë në veri të Kosovës, mbrojti Kushtetutën dhe principet e shoqërisë sonë multietnike.

Përzemërsisht,Flamuri.
/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit